INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 30 qershor do të votohet edhe në ambulanca

Në 30 qershor do të votohet edhe në ambulanca

Publikuar më: 13:29 21-06-2019

Pas trazirave të shënuara në disa KZAZ në bashkitë që drejtohen nga kryebashkiakët e PD dhe LSI ka bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vendos për ambiente të tjera ku do të votohet më 301 qershor. Mbi 20 QV u ndryshuan në një mbledhje të sotme të KQZ, nga shkolla publike në qendra shëndetësore. “Qendra e Votimit nr 4608, e caktuar në shkollën 9-vjeçare “Gumenicë Fushë”, e cila është amortizuar, KZAZ nr.85 propozon caktimin e QV-së në ambulancën e fshatit Gumenicë. QV nr 4571, e caktuar në shkollën Mesarak, e cila është e amortizuar, KZAZ propozon që të zhvendoset në Qendër Shëndetësore”, thuhet në materialin e KQZ-së së paraqitur për votim në mbledhjen e KQZ-së.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri që sot u rikthye në institucion, nuk i votoi propozimet e paraqitura për ndryshim të qendrave të votimit, ndërsa katër anëtarët e tjerë i votuan pro.
KQZ-ja gjithashtu ka marrë vendimin për ndryshim i disa qendrave të votimit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, pasi ato ishin në ambiente private dhe se pronarët e këtyre objekteve, siç duket, nisur nga situata politike jo e mirë kanë deklaruar se nuk duan më. Për këtë KQZ-ja ka vendosur ose t’i kalojë sërish në ndonjë lokal privat, ose në shkolla apo kopshte.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105