Aktori i humorit Gaz Paja ka festuar së fundmi 41 vjetorin e lindjes, ndërsa dhuratën më të veçantë e mori nga e shoqja. Ira vendosi ti dhurojë aktorit një kapele me gërmën e emrit të tij të qëndisur sipër. “Dhurata perfekte që dikush mund të gjejë për të dashurin e tij, kjo është e mrekullueshme”, thotë Ira në videon që ka shpërndarë në instastoryn e saj.
Kjo dhuratë duket se i ka pëlqyer veçanërisht Gazit, pasi edhe ai e ka shpërndarë kapelen në instagramin e tij.
Gazi dhe Ira u martuan para disa muajsh në një ceremoni madhështore, ndërsa tashmë po presin të bëhen prindër të një fëmijë, i cili pritet të vijë në jetë shumë shpejt.