INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në 5 vite arsimi është shtrenjtuar me mbi 20%. Po librat dhe argëtimi?[VIDEO]

Publikuar më: 11:29 28-11-2018

Në 5 vitet e fundit shpenzimet për arsim janë rritur ndjeshëm për familjet shqiptare. Arsimi kushton shumë më tepër krahasuar me vitin 2012. Nëse bëhet një krahasim referuar të dhënave të INSTAT, indeksi i çmimeve për këtë grup është rritur me afro 20% në pesë vitet e fundit. Ky shtrenjtim lidhet me rritjen e tarifave në shkollat publike, por edhe pastrimin e tregut privat nga universitetet e ashtëquajtura "fantazëm". Mbyllja e shumë universiteteve në fillim të mandatit të parë qeverisës të Ramës kryesisht të atyre që ofronin tarifa shumë të ulëta shkollimi, solli edhe një rritje të çmimit mesatar për arsimin e lartë privat.

Po nuk janë rritur vetëm tarifat e studimit, por dhe librat e pajisjet shkollore. Ato janë 9% më të shtrenjta se 5 vite më parë.
Ndërsa shërbimet e qejfit si çmimet e kafeneve dhe restoranteve vitin e kaluar ishin 6.1% më të shtrenjta krahasuar me vitin 2012, ndërsa çmimet e hoteleve janë rritur me 5.5%. Argëtimi dhe kultura po kështu kushtojnë 4.3% më shtrenjtë krahasuar me vitin 2012.

Article Logic
Execution time: 0.0028600692749023