INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 6 muajt e parë të vitit, borxhi publik u ul disi! Parashikimet për të ardhmen aspak optimiste

Në 6 muajt e parë të vitit, borxhi publik u ul disi! Parashikimet për të ardhmen aspak optimiste

Publikuar më: 09:50 26-07-2019

Shqipëria vijon të ketë një borxh publik shumë të lartë. Gjithësesi në 6 muajt e parë të viti ka një ulje fare të lehtë. Nga 63.6% që u shënua në muajin mars në qershor borxhi shkoi sa 63.03% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Parashkimet flasin që do të kemi një rritje të mëtejshme deri në fund të vitit dhe kjo varet drejtpërdrejt nga sjellja e qeverisë për të marrë borxh të ri.
Plani i qeverisë është që në fund të këtij viti borxhi publik të jetë në nivelet 64.9%, ndërkohë që në fund të vitit të shkuar niveli i borxhit publik ishte dhe më i lartë 67.16% e PBB-se.
I kthyer në vlerë monetare borxhi në fund të 6 mujorit të parë të këtij viti ishte 1.10 trilionë. Pjesa më e madhe e tij rezulton të jetë në monedhën kombëtare me rreth 575 miliardë, lekë kurse 529 miliardë lekë është ai në monedhë të huaj. Ajo që vihet re në raport me vitin 2018 është zgjerimi i huamarrjes në monedhë kombëtare kryesisht përmes instrumenteve të tilla si letrat me vlerë. Qeveria ka siguruar nga kreditorët vendas në total në stokun e saj të borxhit 610 miliardë lekë me një rritje prej 7.1 miliardë lekë më shumë se në fund të vitit 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266