Këngëtarja e njohur, Shkënda Dubova ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” për të folur për projektin e saj më të ri që mban titullin “Si dikur”.
Kjo baladë e riktheu Shkënden në tregun muzikor, pas pesë vitesh muzikë, por vëmendjen në këtë rikthim më shumë e mori pjesëmarrja e Andi Shehit në videoklip.
E pyetur nga moderatorja sesi ra në kontakt me të, Shkënda tregoi se është miku i mikut të saj të ngushtë.
“Jam gëzuar shumë kur pranoi që të vinte në klip se është një djalë shumë i dashur për Kosovën e Shqipërinë. E ka zbukuruar këngën në ato sekonda që ka dalë”, u shpreh këngëtarja.