Në “Big Brother VIP Fan Club” ishte i ftuar Jetmiri, vëllai i Ardit Çunit. Ai tha se vëllai i tij është më i sinqerti dhe prandaj sulmohet vazhdimisht.
Jetmiri shtoi se Arditi “është i vetmi që është pa mik atje pasi bëhen pazare”. Kjo deklaratë u mohua nga moderatorja Dojna Mema, e cila i tha të sillte prova.
“Nuk mund të ngresh akuza, paraqit provat dhe i diskutojmë”, tha Dojna.
“Dhashë mendimin tim dhe nuk e ndryshoj për asnjë lloj arsyeje edhe nëse thoni juve. Përderisa më pyetët do të jap përgjigjen time”, tha vëllai i Arditit.