Ish banori i Big Brother Musa, vijon të jetë mjaft i komentuar në media.
Ndarja e tij me Donën bëri bujë në shtypin rozë dhe dyshja komentohen ende.
Pas përfundimit të relity show-t, Musa u largua drejt Italisë, për të vazhduar jetën atje ku e kishte lënë.
Mirëpo Musa ka tërhequr vëmendjen me një foto të publikuar së fundmi.
Ish-banori i BB ka pozuar krah një femre bukuroshe, ndërsa mes tyre vihet re një afrimitet mjaft i madh.
Siç duket Musa ka krijuar një tjetër lidhje në shtetin fqinj dhe ka harruar gjithçka la pas.