Nora Istrefi nuk po ndalet.
Këngëtarja e “Majem”, postoi në Instagram disa fotografi që shfaqin pak nga jeta e saj luksoze.
Mbrëmjen e djeshme Nora nuk hezitoi të tregonte disa fotografi të shkrepura në shtëpinë e re në lagjen Marigona ku Nora shkëlqen me fustanin e shkurtër të zi shoqëruar me një palë këpucë Louboutin dhe çantë të zezë YSL.
Ndryshe, seti fotografik që e çon Istrefin në një tjetër nivel është pëlqyer shumë nga fansat që kanë komplimentuar këngëtaren për stilin e linjat trupore.