INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Bulverad protestuesit montojnë çadrat, Tahiri: Do kujdesemi për ta, ne nuk vrasim

Në Bulverad protestuesit montojnë çadrat, Tahiri: Do kujdesemi për ta, ne nuk vrasim

Publikuar më: 13:44 18-02-2017

Ndërkohë që protestuesit e partisë demokratike po montojnë çadrat në shesh, kryetari i opozitës Lulzim Basha, Sali Berisha, Grida Duma dhe politikanë e artistë të shumtë janë ulur këmbëkryq në shesh.

Por edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar duke thënë: “Qytetarët që marrin pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike do të lejohen të vijojnë tubimin e tyre edhe pas mbarimit të orarit zyrtar të lejes. Ata mund t’i vendosin çadrat pa prishur rendin dhe qetësinë.

 “Nuk do ti pengojmë protestuesit për vendosjen e çadrave. Ata do lejohen të qëndrojnë në shesh. Ne kujdesemi për protestuesit, nuk i vrasim”, tha Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0020020008087158