INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në burg për vrasjen e studentes greke, i riu shqiptari flet nga qelia, reagon babai i vajzës

Në burg për vrasjen e studentes greke, i riu shqiptari flet nga qelia, reagon babai i vajzës

Publikuar më: 09:54 16-04-2019

I riu shqiptar, Aleksandër Luca i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi, ka thyer heshtjen nga burgu .

Sipas asaj që raportojnë mediat greke ai është pyetur rreth dëshmisë së dhënë nga shoku i tij grek, 21-vjeçari Manolis Koukouras me te cilin ishin natën e ngjarjes.

Greku ka thënë se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ndërkohë që ai vete nuk ka marrë pjesë në krim

“Nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam avokat”, është shprehur Aleksandër Luca.

Por, babai i vajzës ka deklaruar se ata kanë vepruar bashkë dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim.

Sipas tij, nuk është e mundur që të gjitha këto t’i bëjë një person pa asnjë ndihme dhe i vetëm.

Studentja 21-vjeçare u vra në 28 nëntor 2018 dhe trupi I saj u hodh në det. Dyshohet se ajo ka qënë me dy djemtë në banesë ku u abuzua dhe u dhunua seksualisht. Dy autorët akuzojnë njëri-tjetrin si personi që mori vendimin për ta hedhur në det.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871