Portale në gjuhën maqedonase kanë publikuar një fotografi të ish-kryeprokurores Speciale, Katica Janeva, nga qelitë e Shutkës, ku ndodhet pas skandalit të madh “Reket”. Ish-kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva është vendosur në një repart të posaçëm në Shutkë, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore.
Këtë e bëri të ditur drejtori i burgut, Esad Rahiq, në një intervistë mediatike. Sipas tij, Janeva është vendosur në qeli vetëm me një femër tjetër, pavarësisht se në repartin femëror të Shutkës në një qeli janë vendosur deri me 6 persona.
Siç e tregon fotografia gjendja e burgut ku rrinë Janeva nuk është dhe aq i mirë.