INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ç’pikë janë marrëdhëniet Meta për Ramën, sipas Artur Zhejit…

Në ç’pikë janë marrëdhëniet Meta për Ramën, sipas Artur Zhejit…

Publikuar më: 09:42 02-06-2016

Analisti Artur Zeji ka bërë një analizë të hollësishme në lidhje me nevojën që ka Rama kundrejt aleatit në qeverisje Metës.

Ja çfarë parashikon për garrën e ardhshme analisti:
Parashikimi për Peshkopinë pas videoskandalit të ish - kryebashkiakut Shukri Xhelili. Sipas Zhejit, Rama, do të negociojë me Metën, për një kandidaturë hibride, që do të jetë me një këmbë në LSI dhe një këmbë në PD dhe kështu Peshkopia, mbetet Majtas. Ndërsa Meta, shton analisti do të kërkojë një kandidat të LSI, pasi figura e PS, u diskreditua dhe një kandidaturë tjetër e PS, do të shkaktonte rënie votash, për shkak të acarimit popullor dibran, ndaj bëmave të Shukriut.
Një tjetër pistë e ngritur nga Artur Zheji është dhe mosmarrëveshja mesa palëve. Ai shkruan, se tre kandidatë për postin e krytarit të Bashkisë së Peshkopisë, që do të thotë që Peshkopia, dhe pas saj, gradualisht krejt Dibra, kthehet në sferën e influencës së Partisë Demokratike.
Zheji ngre dhe një pyetje për Kavajën pas dorëheqjes së Elvis Roshit. Si do ta shfrytëzojë këtë rast Ilir Meta? Pa llogaritur kalkulimet e Kavajës, ku, në vija të përgjithshme, ka ngjashmëri me rastin e Peshkopisë, por me nuanca krejt të tjera.
Për analistin shenjat e deritashme, tregojnë se Meta, përjashtuar ndonjë lëvizje të çastiti të fundit, është gati ta humbasë këtë rast taktik ose po mendohet që ta shkëmbejë me sfera të tjera influence.
Zheji thekson se gjithësesi deri tani nuk ka sinjale, “as lufte dhe as paqeje”, nga LSI, madje thotë se mbretëron një qetësi e padeshifrueshme dhe misterioze.
Ndërsa kryeministri dhe kryetari i PS, shton analisti blen kohë dhe jo vetëm kohë, duke përgatitur Pandeli Majkon, për poltronën presidenciale dhe sigurisht, duke menduar skema të reja “roskoveciane”, specialitet mjeshtëror ky, që fiton gjithkund notën 10, aty ku shfaqet Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883