Anna Lika ishte një nga konkurentet e këtij edicioni në “Dance ëith me”. E ftuar në “Një kat më lart” me moderatorin Ermal Peçi, aktorja ndau eksperiencën e saj në këtë spektakel. A ishtë një hap prapa pjesmarrja e saj në një garë më amator, për faktin se ajo ka qenë kercimtare profesioniste?
“Për Dance-in e mohova këtë fakt, nuk e di në bëra mirë. Kisha 10 vjet që isha shkëputur, isha ‘ndryshkur’. U surprizova sepse unë isha shumë mirë, si balerinat profesioniste” – tregoi Anna në program. Por çfarë fitoi ajo nga kjo eksperience? Ndjekes online dhe vëmendje mediatike.
Ana Lika ka pohuar dhe më parë që nuk është paguar në “Dance with me” e nisur nga kjo Ermali e pyet nesë kjo gjë e prish tregun për të tilla spektakle.
“Më duhej aprovim më i madh që kisha, më shumë se “Pa limit”. Nuk besoj se prish tregun kjo gjë, mund të më prishi mua si individ, por jo tek të tjerët. Është flluskë kur produksioni e thotë”- vijoi Anna.
3 muaj pa pagëse, me çfarë lëkesh kaloi muajt Anna? Me shaka i thotë Ermalit me kursimet e saj, lekët e babit por edhe me lekët nga shfaqjet me Inisin.
Ndiqni për më shumë intervistën me Anna Likën në “Një kat më lart”.