INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në dashuri (s’)janë gjithmonë tre [FOTO]

Në dashuri (s’)janë gjithmonë tre [FOTO]

Publikuar më: 19:32 06-10-2017

Po e ndiqni telenovelën e re “Brusko”? Ata që janë të ngeshëm darkave me siguri që po. Ata që janë të çmendur për pak dashuri e ndërlikim po e po. Ata që kanë para vetëm serinë e parë, sigurisht. S’kanë më shpëtim.
Personazhet kryesorë kanë filluar ta shpalosin fabulën pak e nga pak. Ata po martoheshin, por vetëm një dita para dasmës panë njëri tjetrin dhe këtu nisi çdo gjë. Mes Melinës, Akilit dhe Sifit u krijua trekëndëshi i rrezikshëm i dashurisë. Dhe kur? Pikërisht në momentin kur të duket se dashuria është aq e madhe sa je gati të lidhësh jetën përgjithmonë.

melina.jpg


Kur Melina zbulon se ortaku i ri i biznesit të bashkëshortit të saj është burri që dëshiron ta harrojë, bota fillon të përmbyset. Një familje nga Kreta dhe një familje nga Qipro, moderne por me tradita të forta, pas një lufte dhjetëvjeçare arrijnë një marrëveshje.

akl.jpg


Sekreti i Melinës është vetëm maja e ajsbergut. Çdo detaj më shumë mund të shkatërrojë çdo gjë. Në fund të ditës, çfarë është më e rëndësishme: Ndjenja apo biznesi?

 

sif.jpgA ka trekëndësh më të rrezikshëm se ky? Ku ndërthuren familje, histori të shkuara, marrëveshje të reja, biznese, rrezik e në fund si gjithmonë dashuri. Kjo i ngatërron të gjitha. Edhe më do ndërlikohen situatat në “Brusko”. S’keni parë asgjë akoma. Vazhdo ndiqi, nga e hëna në të premte në InTv, në orën 20.00. /Tiranapost.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828