INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditëlindjen e tij sulmohet fizikisht babai i Capital T! REAGON vetë Agim Ademi, kryetari i Federatës së futbollit në Kosovë

Në ditëlindjen e tij sulmohet fizikisht babai i Capital T! REAGON vetë Agim Ademi, kryetari i Federatës së futbollit në Kosovë

Publikuar më: 13:30 20-10-2021

Ditën e djeshme, 19 tetor, datë që feston edhe ditëlindjen e tij, Agim Ademi është sulmuar fizikisht nga persona të maskuar gjersa po vraponte në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Ademi është kryetar i Federatës së futbollit në Kosovë ndërsa publiku e njeh edhe si babai i reperit Capital T.

Lajmi është dhënë nga mediat e sportit në Kosovë ndërsa vet Ademi ka dhënë një sqarim për ngjarjen.

Deklarata e plotë:

Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar.

Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.

Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet.

Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,Agim Ademi, president”

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881