INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditën e ditëlindjes këngëtari shqiptar habit të gjithë fansat dhe vendos t’i japë fund muzikës

Në ditën e ditëlindjes këngëtari shqiptar habit të gjithë fansat dhe vendos t’i japë fund muzikës

Publikuar më: 17:26 22-04-2019

Kantautori shqiptar dhe fituesi i “Sanremos” Ermal Meta ka vendosur se do t’i thotë lamtumirë muzikës për një periudhë 2 vjeçare.

Duket se këngëtari ka nevojë për të gjetur frymëzim të ri në këtë periudhë të karierrës. Ai lamtumirën vendosi që ta bëjë në koncertin përmbyllës të turit të tij prej tre vitesh, të mbajtur më datë 20 prill në “Forum di Assago” në Milano, në ditën e ditëlindjes së tij.

13 mijë personat e pranishëm në koncert, përmes banderolave dhe fletëve të shumta, e kanë falënderuar atë për tërë krijimtarinë e ofruar muzikore (30 këngë).

Ermal Meta u ngjit tre vite më parë në skenën e Sanremos me këngën “Odio le favole”, më pas me “Vietato Morire”, kënga e cila e bëri të famshëm edhe në Shqipëri. Vetëm një vit më vonë, ai do të rrëmbente vendin e parë të këtij festivali prestigjioz, me këngën “Non mi avette fatto niente”, në bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438