INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditën e Evropës të gjithë flasin për Reformën në Drejtësi. Ja ç’thonë…

Në ditën e Evropës të gjithë flasin për Reformën në Drejtësi. Ja ç’thonë…

Publikuar më: 10:36 09-05-2016

Në aktivitete të posaçme për Ditën e Evropës, politikanët shqiptarë dhe ambasadorët kanë ndalur dhe tek Reforma në Drejtësi. Kryeministri në një aktivitet të organizua nga Ministria e Integrimit ka folur për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, e cila sipas tij kalon përmes Reformës në Drejtësi.
Rama apeloi që kjo reformë të votohet në parim në Komisionin e posaçëm dhe përdori e një batutë, kur tha që kështu Shqipëria mund të kalojë nga stacioni i transit në fluturimin e negociatave për t’u ulur përfundimisht në aeroportin e BE.

Pjesë nga fjala e Ramës:


“Përshëndetje të veçantë për ambasadorin e Britanisë së Madhe. Shpresoj të mos jetë festa e fundit e Britanisë së madhe në BE dhe një përshëndetje të veçantë për ambasadoren e BE-së, në mungesë. Mungesë plotësisht e justifikuar, për faktin se ambasadorja me siguri është duke ndjekur rrugëtimin e draftit të reformës në drejtësi që sot diskutohet në komision. Dua të uroj që në ditën e Europës, komisioni do votojë në parim draftin për ti çelur rrugë diskutimit brenda një kornize në parim të të gjitha neneve të draftit të një reforme historike që na kalon nga ky stacion transiti në fluturimin e negociatave për t’u ulur përfundimisht në aeroportin e BE-së”.
Rama foli dhe për  neni 25, që është lexuar se nuk përfshihen në hetim ish ministrat e kabineteve të mëparëshme qeveritare. Ai ishte i prerë kur tha nuk do të ketë absolutisht asnjë amnisti për askënd, që në këto vite i ka shpëtuar drejtësisë.

Në një tjetër aktivitet të organizuar nga Avokati i Popullit, ambasadori Donald Lu dha disa mesazhe të rëndësishme lidhur me reformën në drejtësi, gabimet e qeverisë si dhe bashkëpunimin që duhet të ketë ajo me Avokatin e Popullit.

Pjesë nga fjala e Lu:
‘’Sot politikanët do debatojnë për të votuar draftin. Ne shpresojmë që shumica të jetë pro dhe të miratohen ndryshimet që populli kërkon. Të drejtat e njeriut nuk janë për ata që frikësohen. Ja pse njerëz si Totozani duhen.”

Article Logic
Execution time: 0.0042479038238525