Aktorja Ebru Sahin tashmë është bërë shumë e famshme për publikun shqiptar me rolin e “Rejanit”, e cila sapo ka mbushur 26 vjeç.
Por në këtë ditë aktorja nuk dëshiroi as festë dhe as dhurata.
Ajo i kërkoi fansave që të dhuronin para në një organizatë që ndihmon pacientët e sëmurë me kancer.
Falë fansave të aktores brenda një kohe të shkurtër u mblodhën 10 mijë lira turke.
“Të dashur miq nuk pres dhurata dhe festa në ditëlindjen time me 18 Maj. Dua një nder nga ju, le të kujtojmë pacientët e sëmurë me kancer të cilët kanë patur vështirësi në trajtimin e tyre gjatë kësaj periudhe. Le t’i mbështesim ata me aq sa mundemi. Faleminderit të gjithëve”-shkruante aktorja.