Që pas ndarjes së tij nga Nora Istrefi, Robert Berisha është përpjekur që jetën e tij private të mos e publikojë në rrjetet sociale, mirëpo këngëtari nuk i ka rezistuar tundimit, që herë pas herë të ndajë me ndjekësit e tij disa momente intime, duke mos publikuar fytyrën e saj.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për programin “Pardon My French” në Top Albania Radio, këngëtari konfirmoi se është në një lidhje dashurie.
“Jam shumë njeri i dashur dhe jap më shumë dashuri seç duhet nuk e kam problem nëse nuk ma kthejnë. Jam i lidhur me një vajzë 23-vjeçare. Nuk mendoj si Leonardo DiCaprio por ashtu e kisha fatin”, u shpreh Berisha.
Ditën e djeshme, Roberti festoi ditën e tij të lindjes dhe një urim tepër i veçantë i ka ardhur nga e dashura e tij, ku më në fund është zbuluar edhe identiteti i saj.
Emri i saj është Ana dhe sigurisht që fiziku i saj nuk ka zhgënjyer aspak.
Ana ka uruar të dashurin e saj përmes një postimi të bërë në Instastory, ku shihet e ulur në krahët e Berishës dhe bashkangjitur shkruan: “Gëzuar ditëlindjen burrit që mban zemrën time”.
Roberti ka ripostuar këtë urim të të dashurës së tij, duke konfirmuar kështu për herë të parë edhe imazhin e saj.