Rona Nishliu është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar, ku disa muaj më parë lidhi kurorën e martesës së bashku me bashkëshortin e saj prej 5 vitesh.
Pak ditë e ndajnë nga takimi i magjishëm me beben e saj dhe mikeshat e kanë surprizuar kengetaren, me një dhuratë për djalin, apo vajzën që pritet të vijë shumë shpejt.
Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory dhuratën kuptimplotë që i kanë dërguar shoqet duke i falenderuar ato publikisht.
Bëhet fjalë për një album për beben e cila është dhurata që Rona ka marrë dhe me siguri ajo mezi po pret që ta mbushi me kujtimet e të voglit që pritet të vijë në jetë.