INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në duar të kujt do të jetë menaxhimi i parave të ministrive të shkrira? [VIDEO]

Publikuar më: 17:56 29-08-2017

Po çfarë do të bëhet me buxhetin e ministrive që po shkrihen, në duar të kujt do të kaloj menaxhimi i këtyre parave? Shuma e parave që shkoi për Ministrinë e Zhvillimit Urban në fillim të vitit 2017 kapte shifrën e rreth 11.65  miliard lekë. Kjo ministri do të shkrihet ndërkohë që drejtoritë e saj do të kalojnë nën varësi të institucioneve të tjera.  Ende mbetet e paqartë se nga kush, apo kujt do ti kalojnë këto fonde? Buxheti i Ministrisë së Integrimit për vitin 2017 është shuma më e vogël e akorduar për institucionet kryesore të qeverisë.  Për këtë vit shpenzimet totale për këtë ministri kapin shifrën e 0.69 miliard lekëve dhe duke u nisur nga fakti se kanë kaluar 8 muaj të vitit, shuma që mbetet nga ky institucion është edhe më i vogël. Kjo ministri duket se do të kalojë nën varësi të Ministrisë së Jashtme edhe pse kjo e fundit nuk e ka ndërruar emrin. Një tjetër ministri nuk do të ekzistoj më si e tillë. Bëhet fjalë për Inovacionin dhe Administratën Publike, e cila tashmë do të jetë thjesht drejtori.   Për vitin 2017 buxheti i Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike është rreth 2 miliardë lekë, i cili në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së informacionit përmbledh buxhetin e 4 agjencive zbatuese. Ndërkohë ministri i Shtetit për Çështjet Vendore bëri të ditur se shpenzimet për pushtetin vendor për vitin 2017 janë në vlerën e  50.7 miliardë lekë, 20% më shumë se në 2016-ën. Transferta e pakushtëzuar llogaritet 15. 5 miliardë lekë, që sipas tij, është me larta në gjithë historinë e fondit të akorduar nga qeveria për këtë zë. Buxheti i mbetur për katër muajt e fundit për pushtetin vendor nuk dihet se nga kush do të menaxhohet. Ministria e Transportit nuk do të ekzistojë si e tillë pasi u bashku me ministrinë e Mjedisit. Edhe ministria e  Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk do të funksionojë më si institucion më vete.  Drejtoritë e saj janë shpërndarë në 3 ministri të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334