Qeveria "Rama 2" ka zhvilluar sot turin e vizitave në qytetin e Dibrës.
Një moment esencial i këtij turi ka qenë prezenca e kryeministrit Rama dhe deputetit Ilir Beqaj në drekën e shtruar nga familja e Shaqir Toskës në Bulqizë.
Familja i kërkoi Ramës rregullimin e kanalit ujitës, një projekt që kushton 28 milion lekë.
Kryeministri i dha “besën” përpara kamerave dhe shtrëngoi duart me kryefamiljarin me të cilin nuk munguan as batutat.
Për të mësuar më shumë ne ju paraqesim dialogun e zhvilluar ndërmjet kryeministrit Rama dhe kryefamiljarit Shaqir Toska:
Fshatari: Vetëm ti dhe Skënderbeu ke ardh në këtë vend,ta them me burrni.
Rama: Aman mos...
Fshatari: : S’ka bërë vaki në fshat, hallall ta bëftë zoti
Rama: Ky është djathë i egër?
Fshatari: Po. Kemi një kërkesë për ujin, se morën vesh të gjithë që do vije këtu e na thanë të bënim një kërkesë...
Rama: Do i bëjmë ne gjithë kanalet.
Fshatari:: Me bëfsh atë do të bëjmë lapidar
Rama: Lapidari është për heronjtë, unë s’jam hero
Fshatari: Ne jemi simas traditës, ne daam një kokë derri këtu por nuk më la kjo (për gruan)
Rama :Tani mos më ngarko më ler ta shijoj këtë djathin e dhisë.
Fshatari:Po si shenjë ta vemë.
Rama :Si shenjë vere. S’më pëlqen që gocat i lini në këmbë meqë po flasim për traditë. Pa këtë ti do ishe i marum.
Fshatari:Jo jo pa këtë mos më lëntë zoti.
Rama: Një shëndet për grunë, për gocën që këtu e dy gocat e tjera.
Rama: Sa kushton ky kanali, i keni bërë llogaritë?
Fshatari: Nja 20 milion.
Rama: Do e bëjmë, më jep dorën këtu.
(Shikon projektin, dikush nga stafi i thotë se kushton 28 milion)
Rama:Epo mirë, 28 milion, i vështirë i pavështirë, s’ka gjë që s’bëhet. Nuk e bëj për merita.