Jo vetëm ne emigrojmë për një jetë më të mirë drejt Gjermanisë dhe jo vetëm. Por edhe qytetarët e shteteve perëndimore zgjedhin të emigrojnë për një jetë më të mirë.
Edhe gjermanët dhe francezët zgjedhin të emigrojnë për punë nga shtetet e tyre, por si vend pritës preferojnë kryesisht një tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.
Luksemburgu është shteti që përzgjidhet më së shumti për të punuar nga banorët e Gjermanisë dhe Francës.
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018-të, 52 mijë shtetas gjermanë kanë kaluar kufirin me Luksemburgun me qëllim punësimin. Tek francezët ky numër është edhe më i lartë, duke arritur në 88 mijë. Shteti tjetër që kanë zgjedhur 46 mijë francezë është Belgjika.