Bukuroshja Hadid ka festuar ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë ajo është ndjerë vërtet e tillë nga prania dhe urimet e personave më të dashur. E sigurisht nuk mund të mungonte as surpriza nga i dashuri, Zayn Malik lidhja me të cilin vazhdon të na ëmbëlsojë ditën. Modelja u surprizua gjithashtu edhe nga urimi prekës i së motrës, Bella duke ia kthyer këtë ditëlindje në perfekte.
Dhe dita nuk mund të mbyllej më bukur se sa me këtë foto të çiftit aq të dashur në showbiz , me Zayn që i puth dorën vogëlushes së tij ndërkohë që mban në duar tortën të cilën e pasuan më pas edhe dhuratat e shumta.