Muajin e kaluar, Lorde kërkoi falje pasi e krahasoi miqësinë e saj me Taylor Swift me miqësinë që mund të kishte me një person që vuan nga një “sëmundje e autoimunitetit”.
Sot, këngëtarja 20 vjeçare e muzikës pop ka zbuluar se nuk është pjesë e skuadrës së vajzave të Taylor. “Unë nuk kaloj kohë fare me këta njerëz” ka rrëfyer zelandeze në një intervistë për emisionin “Sunrise”. Por kishte diçka që nuk ishte e qartë për moderatorin David Koch, i cili i vuri në dukje se si gjithë mediat tregonin që Lorde ishte pjesë e skuadrës së yllit të shumë hiteve. Por artistja britanike duket se nuk ishte aspak dakort me diçka të tillë: “E ke parasysh, ti bën miq në vende të ndryshme, por mendoj që për pjesën më të madhe të kohës, nuk i marr në telefon idhujt e mi për këshilla”. Një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Taylor, të cilën duket se nuk e merr fare parasysh.