Vuajtjet e motrës së saj më të madhe, e cila është ende e tronditur rëndë nga grabitja, duket se janë shqetësimi i fundit i Kylie Jenner.
Ose të paktën kjo është ajo që bukuroshja 19 vjeçare shfaq publikisht. Në fillim ajo postoi një foto throwback me të pasmet duke mos i kushtuar aspak rëndësi publikisht grabitjes së motrës, ndërsa tani theksin e ka vendosur tek të tjera hire në trupin e saj. Kylie u shfaq me një look të ri, por modeli i flokëve ishte më e pakta që ajo tregoi. Motra e vogël Jenner është mbuluar shumë pak sipër ndërkohë që poshtë mini-bluzes nuk kishte reçipeta në një zgjedhje që nuk kishte të sharë. Më parë edhe Kendall u shfaq shumë e lumtur në rrjetet sociale duke u argëtuar me veshje të ndryshme. Duket se gjithë familja Kardashian e ka marrë veten nga grabitja e Kim, të gjithë përveç kësaj të fundit.