Pas një shfaqjeje shumë të shkurtër në javën e modës në Paris, Cheryl është kthyer menjëherë në Londër me dyshimet për shtatzaninë e saj që rriten dita-ditës.
Në fillim ajo ishte shfaqur me një bark më të fryrë se zakonisht gjatë mbrëmjes të së dielës, duke u dhënë krah zërave që e tregonin shtatzanë. Dhe duket se çdo ditë e re, sjell një provë të re për këto spekulime që me shumë gjasa jën të vërteta. Pasi qëndroi shumë pak në Paris, artistja britanike është larguar duke mbuluar barkun, si për të shlyer gabimin e së dielës kur doli tërësisht zbuluar. Bukuroshja 33 vjeçare ka përdorur një pallto të madhe për të fshehur barkun e saj gjatë gjithë, detaj i cili nuk i shpëtoi syrit vigjilent të mediave. Tashmë duket se vërtet Cheryl dhe Liam Payne janë rrugës për t’u bërë dy prindër të rinj, me ish yllin e One Direction që i përshtatet kjo shprehje më shumë.