INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në fillim poshtëroi Mel B, sot ish bashkëshorti abuzues kërkon ta rrjepë me kërkesa marramendëse!

Në fillim poshtëroi Mel B, sot ish bashkëshorti abuzues kërkon ta rrjepë me kërkesa marramendëse!

Publikuar më: 09:34 23-06-2017

Ju kujtohet historia që Mel B abuzohej sistematikisht nga bashkëshorti i saj Stephen Belafonte dhe detyrohej të përfshihej në seks treshe?

Sot ata po divorcohen dhe përveçse ia bëri jetën ferr, producenti 42 vjeçar sot kërkon edhe ta rrjepë financiarisht. Ai ka bërë kërkese për mbështetje pas-martesore, diçka që as nuk e ka habitur këngëtaren britanike. Megjithatë na ka habitur gjithë ne të tjerëve pasi bëhet fjalë për një çmenduri të vërtetë. Belafonte ka kërkuar nga Mel B plot 4300 dollarë në muaj për ushqime dhe konsumim të përditshëm, si dhe 2 mijë dollarë të tjera në muaj për veshje. Ai pretendon se është i pastrehë sot, në borxhe dhe pa të ardhura pas shkatërrimit të martesës. 

Article Logic
Execution time: 0.0023970603942871