Dr. Dre është vënë nën pranga dhe është kontrolluar nga forcat e rendit jashtë shtëpisë së tij në Malibu pas debateve me një të panjohur që i kishte zënë portën e shtëpisë.
Mësohet se Dre i ka kërkuar motorristit që të hapë rrugën në mënyrë që ai të futet në shtëpi. TMZ bën me dije se motorristi ka lëvizur nga porta, por ka filluar njëkohësisht të shajë dhe të bërtasë. Kur producenti 51 vjeçar nxorri celularin për ta filmuar, motorristi ka thënë "Ja, një tjetër person me ngjyrë me armë". Më pas ka telefonuar policinë të cilët erdhën dhe kontrolluan Dre, por e lanë të qetë në fund pasi nuk gjetën asnjë armë. Kur racizmi prek dhe Dr. Dre, merrini me mend të tjerët...