Në orët e para të mëngjesit të sotme një makinë është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave të para të uniformave blu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10 në lagjen “Pavarësia”. Rasti është denoncuar nëpërmjet një telefonate në Sallën Operative, ku thuhej se një mjet pranë palestrës së mundjes po digjej.
Shërbimet policore dhe ai zjarrfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ”Benz”, është në pronësi të Z.Z., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës.
Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qenë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.