INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në fokus të bisedimeve mes kryeministrave të Ballkanit është punësimi

Në fokus të bisedimeve mes kryeministrave të Ballkanit është punësimi

Publikuar më: 11:01 26-08-2017

Vijon takimi i kryeministrave që prej orës 10.30 në qytetin e Durrësit.

Mësohet se në këtë mbledhje fokusi ka qenë në proceset integruese dhe ekonomia.

Të pranishëm në këtë takim janë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministrin i Maqedonisë Zoran Zaev dhe i të Malit të Zi Dushko Markoviçm.

Të pranishëm janë edhe Komisioneri Europian për zgjerimin Johanes Hahn dhe numri dy i Bankës Botërore për rajonin.

Në një mesazh në Twitter para fillimit të punimeve, Johannes Hahn është shprehur se prioritet është krijimi i zonës ekonomike dhe rritja e punësimit.

“Prioriteti kyç tani është që të krijohet një zonë ekonomike dhe të nxitet rritja ekonomike dhe më shumë punësim për njerëzit.

integrimi nuk është me një alternative për hyrjen në BE, por është plotësues i dobishëm.

Në samit do të diskutohet edhe për hapat e ardhshëm në rrugën e anëtarësimit në BE”, tha Hahn.

Article Logic
Execution time: 0.0041282176971436