INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Francë, parkun e pastrojnë…sorrat

Në Francë, parkun e pastrojnë…sorrat

Publikuar më: 18:47 12-08-2018

Në Francë të gjithë e duan pastërtinë madje edhe sorrat. Prandaj kur mësojnë edhe shpendët njerëzit e kanë në ndërgjegje të kuptojnë sjelljen e tyre dhe 5të respektojnë mjedisin.

Gjashtë sorra franceze janë bërë të famshme pasi ato janë trajnuar që të mbledhin bishtat e cigareve dhe mbeturinat që hidhen nga vizitorët në një park.

Christophe Gaborit, përgjegjës për shpendët në parkun Puy de Fou në Francën perëndimore, ka trajnuar gjashtë sorra për të mbledhur mbeturinat duke u ofruar atyre ushqim.

Sorrat do të përfitojnë ushqimin e tyre të preferuar sa herë që ata depozitojnë një mbeturinë në koshin përkatës.

Ndonëse fraza tru zog është përdorur prej kohësh si një term negative për të fyer inteligjencën e dikujt, sorrat konsiderohen veçanërisht të zgjuara.

Kërkimet kanë treguar se sorrat mund të adaptohen dhe të vihen në shërbim në këmbim të ushqimit.

Article Logic
Execution time: 0.0032558441162109