Në garë për vendoret do të jenë 96 kandidatët. Po nga vetëdeklarimet rezulton se 14 kandidatë kanë “njolla” në biografinë e tyre, nga hetimet, dënimet, apo ndryshimet e të dhënave personale dhe përdhunime.
REPORT Tv shkruan se 8 janë kandidatë të Partisë Socialiste, 4 të Bindjes Demokratike dhe 2 të partive të tjera. A. Oruci është një nga emrat më të akuzuar nga Lulzim Basha. “Ai është një përdhunues”
Por çfarë ka deklaruar vetë Oruci në formularin e dekriminalizimit?
Kandidati i Bindjes Demokratike në Kukës ka pranuar se është dënuar nga gjykata e Kukësit me 33 mijë lekë për deklarim të rremë pasurie në vitin 2010. Po ashtu, ai thotë se ka qenë 8 ditë në paraburgimin e Prizrenit, i akuzuar për vepra penale sipas nenit 139 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, por ka dalë i pafajshëm. Kjo pikë e Kodit flet për kryerje shërbimesh seksuale me viktima të trafikuara, duke qenë në dijeni se janë të tilla. Edhe kandidati i Bindjes Demokratike për Bulqizën, I. Balla, deklaron se është dënuar me 80 mijë lekë gjobë nga gjykata e Dibrës, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Kandidati i Patozit për Tepelenën, G. Malka është dënuar me 5 muaj e 10 ditë burg për shpërdorim kontributesh, kryer në bashkëpunim.
A.Skënderaj kandidon për llogari të Bindjes në Tiranë. Në formular ka deklaruar se ka ndërruar mbiemrin nga Skënderi, në Skënderaj.
Ndërrimet e të dhënave personale janë të shpeshta dhe mes kandidatëve të Partisë Socialiste. Redjan Krali në Kavajë deklaron se ka ndërruar emrin e babait, nga Vasil në Gjergji. Mbiemrin e ka ndërruar edhe aktori Erjon Isai që kandidon në Kolonjë (aktori). Ai deklaron se mbiemri i mëparshëm ka qenë Isa. Në Memaliaj, Gjolek Guci ka deklaruar se ka përdoru edhe emër, mbiemër dhe atësi tjetër. Nga Gjolek Myslym Guci në Spiro Jorgo Kuremenos. Edhe kandidati socialist për Vaun e Dejës, Mark Babani, ka deklaruar se ka ndërruar mbiemrin, nga Babaj në Babani. Po ashtu Agim Kajmaku që kandidon në për mazhorancën në Vorë thotë se ka përdorur gjeneralitete të tjera: Jorgo Toto. Kandidati për Matin, A. Malaj veç hetimit të pushuar për 21 Janarin, ka deklaruar një dënim nga Gjykata e matit në vitin 1999 me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Kandidati socialit për Pustecin, Pali Kolefski ka deklaruar një dënim në vitin 2005, me 35 mijë lekë gjobë për kanosje. Kandidati i MEGA-s në Finiq, Kristo Kiço ka deklaruar se ka pasur mbiemër tjetër, Katrani, ndërsa kandidati i koalicionit Shpresa për Ndryshim në Përrenjas, Myslim Karriqi ka deklaruar se ka përdorur edhe emrat Mislim dhe Marko. Megjithatë të gjitha këto dënime të deklaruara nga kandidatët nuk i kanë skualifikuar nga gara. Nëse ka dhëna të tjera të fshehura, ato mund të dalin në dritë vetëm nga hetime të thelluara nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.
Në garë për zgjedhjet vendore 96 kandidatë! 14 me njolla të forta, nga prostitucioni deri tek përdhunimi
Në garë për vendoret do të jenë 96 kandidatët. Po nga vetëdeklarimet rezulton se 14 kandidatë kanë “njolla” në biografinë e tyre, nga hetimet, dënimet, apo ndryshimet e të dhënave personale dhe përdhunime.
REPORT Tv shkruan se 8 janë kandidatë të Partisë Socialiste, 4 të Bindjes Demokratike dhe 2 të partive të tjera. A. Oruci është një nga emrat më të akuzuar nga Lulzim Basha. “Ai është një përdhunues”
Por çfarë ka deklaruar vetë Oruci në formularin e dekriminalizimit? Kandidati i Bindjes Demokratike në Kukës ka pranuar se është dënuar nga gjykata e Kukësit me 33 mijë lekë për deklarim të rremë pasurie në vitin 2010.
Po ashtu, ai thotë se ka qenë 8 ditë në paraburgimin e Prizrenit, i akuzuar për vepra penale sipas nenit 139 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, por ka dalë i pafajshëm. Kjo pikë e Kodit flet për kryerje shërbimesh seksuale me viktima të trafikuara, duke qenë në dijeni se janë të tilla.
Edhe kandidati i Bindjes Demokratike për Bulqizën, I. Balla, deklaron se është dënuar me 80 mijë lekë gjobë nga gjykata e Dibrës, për veprën penale goditje për shkak të detyrës.
Kandidati i Patozit për Tepelenën, G. Malka është dënuar me 5 muaj e 10 ditë burg për shpërdorim kontributesh, kryer në bashkëpunim.
A.Skënderaj kandidon për llogari të Bindjes në Tiranë. Në formular ka deklaruar se ka ndërruar mbiemrin nga Skënderi, në Skënderaj.
Ndërrimet e të dhënave personale janë të shpeshta dhe mes kandidatëve të Partisë Socialiste.
Redjan Krali në Kavajë deklaron se ka ndërruar emrin e babait, nga Vasil në Gjergji. Mbiemrin e ka ndërruar edhe aktori Erjon Isai që kandidon në Kolonjë (aktori). Ai deklaron se mbiemri i mëparshëm ka qenë Isa.
Në Memaliaj, Gjolek Guci ka deklaruar se ka përdoru edhe emër, mbiemër dhe atësi tjetër. Nga Gjolek Myslym Guci në Spiro Jorgo Kuremenos.
Edhe kandidati socialist për Vaun e Dejës, Mark Babani, ka deklaruar se ka ndërruar mbiemrin, nga Babaj në Babani. Po ashtu Agim Kajmaku që kandidon në për mazhorancën në Vorë thotë se ka përdorur gjeneralitete të tjera: Jorgo Toto.
Kandidati për Matin, A. Malaj veç hetimit të pushuar për 21 Janarin, ka deklaruar një dënim nga Gjykata e matit në vitin 1999 me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje.
Kandidati socialit për Pustecin, Pali Kolefski ka deklaruar një dënim në vitin 2005, me 35 mijë lekë gjobë për kanosje.
Kandidati i MEGA-s në Finiq, Kristo Kiço ka deklaruar se ka pasur mbiemër tjetër, Katrani, ndërsa kandidati i koalicionit Shpresa për Ndryshim në Përrenjas, Myslim Karriqi ka deklaruar se ka përdorur edhe emrat Mislim dhe Marko.
Megjithatë të gjitha këto dënime të deklaruara nga kandidatët nuk i kanë skualifikuar nga gara. Nëse ka dhëna të tjera të fshehura, ato mund të dalin në dritë vetëm nga hetime të thelluara nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.