INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në gjak me Shukri Xhelilin, flet babai i 21 vjeçares

Në gjak me Shukri Xhelilin, flet babai i 21 vjeçares

Publikuar më: 13:02 23-05-2016

Babai i 21 vjeçares Anisa A., ka folur për herë të parë publikisht mbi përfshirjen e vajzës së tij në videoskandalin seksual të ish kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili.
Aqif A., babai i 21-vjeçares, nuk e ka përballuar këtë video-skandal, dhe lajmëron ndëshkim sipas Kanunit për ish kryebashkiakun, i cili sot është pas hekurave. "Jam në gjak me Shukri Xhelilin pasi ka abuzuar me vajzën time", mësohet të ketë thënë babai i vajzës, e cila zgjodhi ta publikojë videopërgjimin në televizion. Por ky qëndrim nuk është zgjedhur të thuhet vetëm publikisht, por babai i 21 vjeçares, Aqif A. thotë se i ka çuar fjalë sipas Kanunit familjes së Shukri Xhelilit, ku e njofton se pas asaj që ka bërë me të bijën e tij, dy familjet janë në gjak. Megjithëse nuk është penduar për publikimin e videopërgjimit, babai i 21 vjeçares thotë se fëmijët e tij do t’i dërgojë jashtë vendit, ndërsa vetë do të qëndrojë në Peshkopi, për të marrë hak, siç thotë ai.
Por publikimi i videos ka patur dhe pasoja për familjen e vajzës, pasi babai i saj thotë se pas publikimit të video-skandalit, i kanë hequr djalin nga puna pa asnjë motiv.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154