Një 35 vjecar ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi është kapur teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur. Madje jo vetëm kaq por në makinën e tij tip "Range Rover" janë gjetur edhe 70 mijë euro të cilat dyshohet se janë para nga veprimtari kriminale.
Antonio Bregu, banues në Fier u arrestua dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
Ndqërkohë mësohet se Antonio Bregu nuk është i panjohur pasi ka qënë më parë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike.