INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Gjermani, thirrje për hapjen e negociatave: Shqipëria e meriton më shumë se kushdo në rajon!

Në Gjermani, thirrje për hapjen e negociatave: Shqipëria e meriton më shumë se kushdo në rajon!

Publikuar më: 12:13 27-05-2018

Ndërsa dita vendimtare, në të cilën vendet anëtare të Bashkimit Europian do të votojnë për hapjen e mundshme të negociatave me Shqipërinë po afron, në Gjermani shtohen thirrjet që mbështesin kandidaturën e vendit tonë.

Së fundmi, Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme, një “think tank” i pavarur me shumë influencë në jetën politike gjermane publikoi një raport, në të cilin vlerësohet se pavarësisht sfidave ende të rëndësishme me të cilat përballet vendi ynë, “asnjë shtet tjetër në rajon nuk ka bërë aq sa Shqipëria për të merituar hapjen e negociatave”.
Sipas këtij raporti, një ndër pikat më të rëndësishme në të cilën ka përparuar Shqipëria është reforma në drejtësi. “Duhet të pranojme se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Ky është një proces i pandalshëm dhe që krijon themelin për sukses në fusha të tjera kyçe, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksohet në dokument.

Raporti shkon më tej, kur thotë se dhënia e një drite jeshile për hapjen e negociatave është shumë e rëndësishme edhe për vetë interesat e Berlinit Zyrtar.

“Një “jo” nga Berlini jo vetëm që do të destabilizonte Shqipërinë, por do të kishte një ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor – dhe kështu do të kundërshtonte interesat e sigurisë të Gjermanisë. Në të kundërt, një “po” do të ishte një sinjal i qartë se Gjermania dhe BE, po shpërblejnë përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar – edhe nëse ende duhet të kapërcejnë shumë pengesa perpara pranimit”, shkruhet që në preambulën e këtij dokumenti.

Në këtë drejtim, vlerësohet gjithashtu vokacioni i qartë pro-perëndimor i vendit tonë, që sipas këtij Këshilli, është shumë i rëndësishëm të shpërblehet, për të krijuar një vije ndarese nga vendet e Ballkanit qe vazhdojne te flirtojne me Rusine, siç ndodh vazhdimisht me Serbinë.

Duke komentuar edhe fenomenin shqetësues të azilkërkuesve, Këshilli Gjerman për Politikan e Jashtme nënvizon se hapja e negociatave do t’i jepte një perspektivë të qartë të rinjve shqiptarë, duke ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi.

Nga ana tjetër, raporti flet me tone kritike mbi kulturën politike në vendin tonë, duke sulmuar bojkotet parlamentare dhe protestat e organizuar gjatë javëve të fundit.

“Ajo që mungon është një kulturë politike që njeh kompromiset jo si një dobësi, por si një element qendror i demokracisë. Në të kaluarën, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Për shembull, në vitin 2017, PD bojkotoi punën parlamentare për disa muaj, një mekanizem i përbashkët për debatin politik në Shqipëri”, shkruhet midis të tjerash.

Publikimi i këtij dokumenti vjen vetëm pak javë përpara se vendet e Bashkimit Europian të votojnë pas rekomandimit pa kushte të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Pavarësisht se Komisioni vlerëson se vendi ynë ka përmbushur të gjithë kushtet për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, hapja e negociatave kushtëzohet nga vota pro e 28 vendeve anëtare pasi sipas statutit të organizimit të BE-së, mjafton që një vend i vetëm anëtar të vendosë veton, që hapja e negociatave të shtyhet për të paktën disa muaj.

Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme është një strukturë që përfshin mbi 2 500 figura të rëndësishme të jetës politike dhe akademike në Gjermani.

Midis anëtarëve më të shquar të këtij Këshilli prestigjioz kanë qenë edhe ish-president Richard von Veisaker dhe ish-ministri i Jashtëm, Hans-Dietrich Gensher.

Në vijim, dokumenti i plotë i Këshillit Gjerman të Politikave të Jashtme për Shqipërinë

DGAP – Keshilli gjerman per Politikat e Jashtme mbi Shqipërinë dhe negociatat

24 maj 2018.

Shqipëria ka nevojë për dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit në BE- nga Sarah Wohlfeld

thirrja-ne-gjermani.png

Pritet që në gjysmën e parë të qershorit, Bundestagu do të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë. Një “jo” nga Berlini jo vetëm që do të destabilizonte Shqipërinë, por do të kishte një ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor – dhe kështu do të kundërshtonte interesat e sigurisë të Gjermanisë. Në të kundërt, një “po” do të ishte një sinjal i qartë se Gjermania dhe BE, po shpërblejnë përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar – edhe nëse ende duhet të kapërcejnë shumë pengesa perpara pranimit.

Samiti i Këshillit Evropian në Sofje, në fund të qershorit është thelbësor, për të ardhmen e Shqipërisë. Pasi Kryetaret e Qeverive dhe Shteteve theksuan edhe njëherë, pergjithesisht gjate takimit te BE-BP ne Maj, pastaj do të vendosin në mënyrë të veçantë nëse do te hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Komisioni Evropian mund të hapë kapitujt e parë negociues në muajt e ardhshëm, vetëm me unanimitet. Para votimit në Këshill, Bundestagu gjerman duhet të vendosë për këtë ceshtje. Duhet të pasqyrojë përpjekjet për reforma në Shqipëri dhe të jetë e qartë në favor të negociatave të pranimit me Tiranën.

Problemet me demokracinë dhe sundimin e ligjit

Është e pakontestueshme që Shqipëria ende ka shumë pengesa për të kapërcyer rrugën e saj drejt BE. Jo vetëm fuqia ekonomike e vendit është shumë më poshtë mesatares së BE. Janë mbi të gjitha mangësitë në fushën e sundimit të ligjit që shkaktojnë shqetësim për vendimmarrësit në Berlin dhe Bruksel. Ndërkohë që është bërë progres në luftën kundër korrupsionit, dënimi dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë në veçanti, mbetet nje përjashtim. E njëjta vlen edhe për krimin e organizuar. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar, luftën kundër grupeve kriminale, të cilat financohen kryesisht nga trafikimi i drogës, si një përparësi kryesore.

Ne fakt, vitin e kaluar, një numër i konsiderueshëm i zonave të rritjes së kanabisit munden të identifikoheshin dhe të shkatërroheshin. Sidoqoftë, nuk ka ndodhur akoma ndërprerja e strukturave themelore të krimit të organizuar përmes arrestimeve dhe dënimeve.

Një problem tjetër është polarizimi i vazhdueshëm politik mes qeverisë socialiste të Rames dhe opozitës së kryesuar nga demokratët. Ajo që mungon është një kulturë politike që njeh kompromiset jo si një dobësi, por si një element qendror i demokracisë. Në të kaluarën, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Për shembull, në vitin 2017, PD bojkotoi punën parlamentare për disa muaj, një mekanizem i përbashkët për debatin politik në Shqipëri. Reforma zgjedhore, e cila mund të ndihmojë në kapërcimin e polarizimit, është ende në fillimet e saj.

Përpjekjet e reformës duhet të shpërblehen. Përkundër këtyre të metave, është e drejtë të hapen negociatat e pranimit me Shqipërinë. Pas ndryshimeve të thella në Kushtetutë, qeveria po zbaton një reformë gjyqësore që është shembull për të gjithë rajonin. Një element qendror është i ashtuquajturi “proces verifikimi”: gjithsej rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë shqyrtohen nën kontrollin e BE nga një komision për integritetin e tyre personal dhe aftësitë profesionale. Kritikët ankohen se deri më tani vetëm një numër i procedurave janë përfunduar dhe procesi pritet të zvarritet prej vitesh. Kjo kritikë është e justifikuar dhe me sa duket do të kete argumente të ashpra rreth procedurave individuale.

Megjithatë, duhet të pranojme se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Ky është një proces i pandalshëm dhe që krijon themelin për sukses në fusha të tjera kyçe, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pikërisht për shkak se ajo është një qasje e tillë gjithëpërfshirëse për rinovimin demokratik, duke hapur negociatat e pranimit, BE do të dërgojë një sinjal të qartë në rajon, se përpjekjet për të arritur sundimin e ligjit, do të shpërblehen drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të prekshme. Kjo do të ishte edhe më e rëndësishme në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat tashmë janë duke negociuar.

Qeveritë e të dy vendeve janë pro-evropiane, por ndërtojne ne brendësi te tyre, struktura autokratike. Pavarësisht nga deficitet në demokraci dhe sundimin e ligjit, Serbia dhe Mali i Zi, vazhdojnë të përparojnë në procesin e integrimit evropian. Për ta bërë të qartë edhe një herë se reformat në këto fusha janë thelbësore për pranimin në BE, Shqipëria duhet të përfshihet midis vendeve negociuese.

Pa frikë nga Rusia

Ky hap është gjithashtu i rëndësishëm në raport me politikën e përbashkët evropiane të jashtme dhe të sigurisë. Shqipëria nuk lë asnjë dyshim sa i përket vullnetit të saj për ta zbatuar atë, ndërsa Serbia në veçanti, koordinon pozicionet e saj politikisht dhe ushtarakisht me Rusinë. Duke pasur frikë nga një ndikim rus në rritje në Ballkanin Perëndimor, BE-ja dëshiron të përshpejtojë integrimin e Serbisë në strukturat evropiane. Në Shqipëri kjo duket më pak urgjente. Ndëshkimi i një vendi sepse nuk ka asnjë problem gjeostrategjik, do të ishte një mesazh i rëndësishëm për qeveritë e tjera të Ballkanit Perëndimor.

T’u jepet të rinjve një perspektivë

Ne rast të një vendimi negativ te Këshillit Evropian, pavarësisht rekomandimit të qartë të Komisionit, do të mbetet krejtësisht e hapur se kur Shqipëria do te shpresojë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Një votim i tillë vështirë se do të mund t’i komunikohet popullsise shqiptare, qe eshte në mënyrë të qartë pro-evropiane. Rezultati do të ishte zhgënjim dhe heqje dore, meqenëse të rinjtë, të arsimuar mirë, shohin vetëm perspektivat për të ardhmen në anëtarësimin në BE. Ata do të ndiheshin edhe më të inkurajuar për të kërkuar fatin e tyre jashtë vendit. Shqipëria ka nevojë pikërisht për këta profesionistë për të ndërtuar një ekonomi konkurruese.

Pasojat afatgjata do të ishin një dobësim i Shqipërisë, roli i se cilës është qendror edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit, veçanërisht nëpërmjet pakicave të saj në vendet fqinje.

Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, është në interes të Gjermanisë, Kritika e përparimit të reformës në Shqipëri është e justifikuar. Megjithatë, aktualisht nuk behet fjale nëse Shqipëria është gati për BE-në – përgjigja do të ishte e qartë. Behet fjale per përgatitjen e vendit për anëtarësim, përmes negociatave dhe hapjes së derës në BE.

Për shkak të afërsisë gjeografike dhe lidhjeve të ngushta ekonomike dhe shoqërore, paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor kërcënon drejtpërsëdrejti interesat e sigurisë gjermane. Konfliktet në rajon, për shembull, rezultojnë drejtpërdrejt në lëvizjet e reja të migracionit drejt Evropës Perëndimore. Vetëm për këtë arsye, Gjermania duhet të pajtohet me hapjen e negociatave. Sidomos përmes bisedimeve të vazhdueshme dhe të strukturuara me Tiranën, reformat në Shqipëri mund të promovohen më tej dhe rajoni në tërësi të stabilizohet.

Votimi i Bundestagut është vendimtar, pasi Angela Merkel – e cila ende nuk e ka pozicionuar veten në kete ceshtje – do ta ndjekë këtë në Këshillin Evropian. Në vendimin e saj mbi Traktatin e Lisbonës, Gjykata Kushtetuese 2009 fuqizoi të drejtat e pjesëmarrjes dhe kontrollit të Bundestagut në formësimin e politikës gjermane evropiane. Qeveria autorizohet për të përfaqësuar një opinion të ndryshëm nga Bundestagu vetëm per “arsye te rëndësishme të politikës së jashtme apo të integrimit”. Anëtarët e parlamentit duhet të bien dakord për bisedime me Shqipërinë në mënyrë të qartë – dhe ta formulojne këtë pa kushte, që duhet të plotësohen para hapjes së kapitullit të parë.

Një pergjigje “po, por” do të lejojë Merkel, për të dhene nje drite jeshile te pergjithshme për negociatat e anëtarësimit në Këshilli, por nuk do te merrte ne konsiderate sa duhet përpjekjet e Shqiperise per reformaa dhe do të perceptohet si një tjetër taktikë vonuese në rajon.

Do të ishte gjithashtu një sinjal i vështirë brenda BE-së. Franca dhe Hollanda në veçanti janë kritike për hapjen e negociatave; të dy vendet ende duhet të binden. Një “po” e qarte nga Gjermania, e cila konsiderohet si një avokat i fortë i kushtëzimit të anëtarësimit, do të ishte një sinjal i fortë, dhe do të vërë qeveritë në Paris dhe Hagë nën presion.

Rezultati ne qershor duhet të jetë nje miratim i Këshillit Evropian në qershor, për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Kjo është në interes të Gjermanisë dhe BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0041148662567139