INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në gjurmim të planeteve, çfarë u zbulua 31 vite dritë larg nesh?

Në gjurmim të planeteve, çfarë u zbulua 31 vite dritë larg nesh?

Publikuar më: 09:29 02-08-2019

Tre ekzoplanetë të rinj, njëri prej të cilëve është potencialisht i banueshëm, u zbuluan nga "gjahtari i planetit" të NASA-s, sateliti Tess (Transiting Exoplanet Survey Satellite). Dhe ky planet është vetëm 31 vite dritë larg nga Toka në yjësinë e Hydra.

Më premtues nga tre planetët, është GJ-357d. Ai është sa dyfishi i madhësisë së Tokës dhe, nëse do të ishte i përbërë nga shkëmbi, mund të ishte i banueshëm.

Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane kanë përcaktuar që distanca GJ-357d nga dielli është e duhura për të rihyrë në zonën e banueshme, dhe planeti merr nga ylli i tij të njëjtën energji si Marsi nga Dielli.

Sipas Nasa, "nëse planeti ka një atmosferë të dendur - e cila do të përcaktohet në studimet e ardhshme - mund të mbajë nxehtësi të mjaftueshme për të ngrohur sipërfaqen dhe për të patur ujë të ".

Dy planetët e tjerë të sistemit diellor të zbuluar, të riemëruar GJ-357b dhe GJ-357c, përkundrazi janë shumë afër diellit të tyre për të qenë të banueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275