Protestuesit kukësianë dhe deputetë të opozitës të mbledhur para Gjykatës së Apelit kanë rinisur të protestojnë dhe sot. Ata janë bërë bashkë për të kërkuar lirimin e 11 të arrestuarve. Po kanë nisur të shfaqen edhe incidentet e para. Drejt Gjykatës janë hedhur tymuese.
Ndërsa në pankartat dhe thirrjet e tyre thuhet: “Lironi vëllezërit tanë”! Po dhe kanë hedhur thirrje madje dhe banale kundrejt Ramës.
Në protestë deri tani janë parë deputetët e PD si Ervin Salianji, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Bardh Spahia, Edi Paloka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Valentina Duka si dhe përfaqësues të LSI, si Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj. Dhjetra forca policie e FNSH-je kanë rrethuar zonën. Seanca do të nisë për tre minuta dhe në sallë do të lejohen vetëm përfaqësues të opozitës, familjarë e gazetarë, por jo kamerat.