Gjigandët e teknologjisë, Google, Facebook dhe Twitter janë gjendur përpara një padie që i akuzon për promovimin e faqeve të ekstremistëve të ISIS.
Ka qenë babai i një prej viktimave të sulmit terrorist në Paris, ai që ka hedhur në gjyq këto rrjete të fuqishme duke pretenduar se ato kanë lejuar që sulmi të ndodhte. Megjithatë zëdhënës të Google kanë folur duke sqaruar se për asnjë moment nuk është në qëllimin e tyre të promovojnë dhunën dhe aktet terrorriste ndaj dhe kanë bërë të pamundurën për të evituar sa më shumë përfshirjen e këtyre terroristëve në rrjetet sociale. Google shprehet i vendosur për ta luftuar këtë padi, sipas tyre të padrejtë!