INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në hetim për ‘falsifikim diplomash’, arrestohet ish-pronari i 'Universitetit Kristal'

Në hetim për ‘falsifikim diplomash’, arrestohet ish-pronari i 'Universitetit Kristal'

Publikuar më: 09:46 06-03-2018

Ish-pronari i ‘Kristalit’, Ahmet Muça është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.

Ndalimi i tij është bërë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria dhe miratuar nga Gjykata e Tiranës.

Ahmet Muça prej dy muajsh mësohet se ishte vënë nën hetim në akuzën e ‘falsifikimit të diplomave’.

Ahmet Muça është ndaluar pasi akuzohet për falsifikim dhe shitje diplomash false. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër person, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar duke ndihmuar Muçën për shitjen e diplomave.

Universiteti Kristal ka më shumë se 3 vite që është mbyllur me vendim të qeverisë Rama, por pavarësisht këtij fakti, Muça në muajt e fundit kishte vijuar që të shiste disa diploma me vlera që variojnë nga 2500 euro.

Pra, edhe pse diplomat nuk kishin asnjë vlerë, pasi universiteti ishte mbyllur, ai vijonte që të shiste diploma me logon e ‘Kristalit’ personave të ndryshëm.

Pas informacioneve, Muça u vendos në hetim dhe në përfundim u dokumentua vepra penale e falsifikimit dhe shitjes së diplomave false duke u arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe personi tjetër me inicialet E. P.

zeg_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541