INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në horizont ‘lufta tregtare', BE dhe Kina kundër Trump

Në horizont ‘lufta tregtare', BE dhe Kina kundër Trump

Publikuar më: 17:20 08-03-2018

Bashkimi Europian dhe Kina paralajmërojnë se janë gati t’i kundërpërgjigjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës per tarifat e reja të propozuara nga Donald Trump mbi çelikun dhe aluminin.Komisionerja e Tregtisë Cecilia Malmstrom tha se BE hedh poshtë arsyetimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë se tarifat mbështeten nga e drejta ligjore ndërkombëtare për të mbrojtur sigurinë kombëtare.Ajo shtoi se blloku më i madh tregtar në botë, do të ndërmarrë masa ndaj produkteve amerikane.

Malmstrom thekson se nëse SHBA miraton tarifat e reja, BE dhe partnerët e saj do ta dërgojnë çështjen në Organizatën Botërore të Tregtisë. Të njëjtën qëndrim ka shprehur pak ditë më parë edhe kreu i Komisionit europian Juncker.

Gjithashtu, Bashkimi Europian ka propozuar masa shpaguese kundër një sërë produktesh amerikane, përfshirë gjalpin e kikirikut dhe uiskin.

Kina nga ana tjetër, me anë të ministrit të jashtëm Uang Ji, ka kërcënuar se do t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë.’ Është një luftë tregtare,ne jemi gati të përgjigjemi. Edhe pse një formë e tillë nuk ka qënë asnjëherë mënyrë me e mirë për të zgjidhur problemet sidomos në epokën e globalizimit ‘u shpreh diplomati.

Sipas tij, një “luftë tregtare” e Trump do të dëmtonte të gjitha palët, madje edhe vet SHBA-në.Presidenti amerikan pritet të vendosë tarifa prej 25 përqind për çelikun e importuar dhe 10 për qind për aluminin, por Shtëpia e Bardhë ka thënë se mund të ketë një përjashtim prej 30 ditësh për Meksikën dhe Kanadanë dhe disa vende të tjera.

Masat e reja të Trump janë pjesë e planit të tij “Amerika e Para” për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e prodhuesit amerikan. A

to janë kundërshtuar edhe nga vetë administrate amerikane dhe republikanët.Madje këshilltari ekonomik u dorëhoq pikërisht se ishte kundër tarifave mbi importet.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334