INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ne ikim, të huajt vijnë! Po kemi numrin më të ulët të emigrantëve në rajon[VIDEO]

Publikuar më: 10:55 05-01-2019

Shumica e shqiptarëve duan të lënë vendin dhe afro 1 milionë e gjysmë nuk jetojnë më në vendin tonë. Po teksa shqiptarët ikin, ka të huaj që emigrojnë në Shqipëri. Sipas Our World in Data janë rreth 57.616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri. Prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune, ndërsa të tjerë janë persona të moshës së tretë. Që Prej vitit 2010 numri i të huajve në Shqipëri ka qenë në rritje. Ndër arsyet kryesore të tërheqjes së të huajve në Shqipëri është kosto e lirë e jetesës. Për sa i përket lejeve të punës, italianët kanë numrin më të lartë. Së fundi Popullsia e dytë është ajo turke, pasur nga ajo kineze. Edhe kosovarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të emigrantëve në Shqipëri. Megjithatë numri i tyre në raport me vite më parë është më i ulët. Po gjithësesi në rajon, Shqipëria renditet ndër shtetet me numër të ulët emigrantësh. Numrin më të madhe e ka Serbia, me rreth 807 mijë të huaj që jetojnë atje. Në Maqedoni janë 130 mijë dhe në Malin e Zi rreth 82 mijë të huaj. Kurse Bosnje - Hercegovina ka numrin më të ulët të huajve në rajon, me afro 32 mijë. Në botë rekordin për numrin më të lartë të të huajve e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 46.6 milionë emigrantë. Amerika ka ndjekur prej vitesh politika për tërheqjen e forcës punëtore në vend, megjithatë së fundmi presidenca e Donald Trump po i shtrëngon ato. Shteti i dytë në botë me numër të lartë refugjatësh është Gjermania e ndjekur nga Rusia.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625