INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në Indonezi ndodhi eklipsi i plotë i Diellit

Publikuar më: 12:25 10-03-2016

Eklipsi diellor është shijuar si një spektakël unik në ishullin ternate në lindje të Indonezisë.

Qindra vetë iu bashkuan kësaj mrekullie natyrore në ishull, për ta parë atë nga plazhi i famshëm Falajava, bashkë me vendasit u bashkuan edhe dhjetëra turistë të huaj.

Por në zona të tjera të lindjes së arqipelagut ku eklipsi i diellit u shijua i plotë dhe në mënyrën më perfekte të mudnshme, turmat e njerzve mbetën të mahnitur nga ato që panë në qiell,

Një pjesë e eklipsit të diellit ishte e dukshme për miliona vetë në Australi, në juglindje të Azisë dhe në Paqësor.

Për herë të fundit, Indonezia pa një eklips total në vitin 1983 dhe tashmë do të duhet të kalojnë edhe 33 vjet të tjera për të përjetuar një tjetër eklips sipas agjencisë meteorologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328