INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në intervistën për Harper’s Bazaar, Dafina Zeqiri zbulon sekrete që nuk i dinim [FOTO]

Në intervistën për Harper’s Bazaar, Dafina Zeqiri zbulon sekrete që nuk i dinim [FOTO]

Publikuar më: 10:39 09-11-2017

Dafina Zeqiri është zhvendosur prej kohësh në Amerikë ku edhe pretendon të vazhdojë një karrierë ndërkombëtare në muzikë.

28 vjeçarja “braktisi” suksesin në Shqipëri në kërkim të atij ndërkombëtar dhe “Four Seasons” ishte kënga e saj e parë ndërkombëtare duke vazhduar më pas me “Told Ya”.

Ndërkohë 28 vjeçarja ka publikuar edhe albumin me emrin “King” që flet për fuqizimin e femrës.

Dhe nëse e shohim, coveri i albumit është me një foto të Duffyet mes një numri të pafund emra grash të cilat kanë luftuar për të drejtat e tyre dhe për barazi.Në mesin e këtyre grave, këngëtarja gjen edhe mamanë e saj, për të cilën thotë se është frymëzimi më i madh sepse ka luftuar për të ndjekur ëndrrat e saj në një Kosovë paragjykuese.

Edhe e famshmja Haper’s Bazaar i ka kushtuar një editorial këngëtares shqiptare duke e nisur atë me titullin e albumit. “Albumi ‘King’ i Dafinës do t’ju bëjë ndiheni të tillë”, shkruhet në editorial.

‘Shpresoj që albumi t’i frymëzojë dhe t’u japë një energji pozitive gjithë mbretërve që e dëgjojnë. Dua që çdo grua të dijë që edhe ne jemi mbretër,” shprehet Dafina.

sdrtgrt.png

Ndërohë që këngën “Told Ya” e cilëson si më të preferuar nga albumi, tregon:

 “Është një reflektim i rritjes sime si person dhe gjithë gjërave që kam përjetuar. Kur isha e vogël, dukesha si djalë dhe djemtë e tjerë rrinin me mua sepse luanim futboll dhe gjëra të ngjashme. Me kalimin e viteve, djemtë u kushtonin më shumë vëmendje vajzave të tjera, sepse ishin më femërore se unë. Pastaj erdhi një moment kur fillova të lyesha pak dhe kjo u tërhiqte vëmendjen. Këtu kthehesha dhe u thoja që ‘ju thashë’ (told ya). Kënga është gjithashtu për gjithë ata që ju kanë thënë  ‘oh s’ke për t’ia dalë kurrë në Amerikë, thjesht hiq dorë.’ Dhe nëse s’keni hequr dorë, kur të ktheni kokën mbrapa mund të thoni që ‘dikush duhet t’ju kishte thënë që energjia ime është shumë e fortë dhe unë mund t’ia dal.”

Duffye rrëfen se përveç  fuqizimit të grave, kërkon të frymëzojë edhe të rinjtë të cilët janë viktima të bullzimit pasi kohë më parë ka qenë edhe vetë njëra prej tyre.

“Dua të inkurajoj dhe të frymëzoj gjithë të rinjtë, sepse edhe unë isha viktimë e bullizmit. Kam hequr shumë kur isha e re. Ka shumë fëmijë të talentuar që ngacmohen dhe nuk i dalin për zot vetes. Dot ë vijë një moment kur do t’i largoheni kësaj situate dhe do të jeni vetvetja. Mos i lini njerëzit t’ju pengojnë në pasionin tuaj. Do t’ja dilni, thjesht punoni fort.”, shkruan Dafina. 

dfghfhg.png

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887