INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në janar 2017 do të vendoset numri i ekipeve në botëror

Në janar 2017 do të vendoset numri i ekipeve në botëror

Publikuar më: 08:05 14-10-2016

Në janar 2017 do të vendoset numri i ekipeve në botëror. “Kemi pasur një diskutim të brendshëm shumë gjatë, që solli përfitime, por ka ende shumë punë për t’u bërë, por të gjitha diskutimet kanë qenë shumë pozitive. Vendimi përfundimtar do të merret gjatë Këshillit të FIFA-s që do të mblidhet më janar 2017”.”  Në këtë mënyrë ka folur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pas ditës së parë të takimeve në Zyrih të Zvicrës. Pasardhësi i Joseph Blatter nuk heq dorë nga ideja për të shtuar numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës, nga 32 në 48 skuadra, por nuk përjashton edhe mundësi të tjera.

“Në tavolinën e propozimeve formatet janë nga më të ndryshimit. Mund të bëhet një botëror me 32, 40 ose 48 skuadra pjesëmarrëse,” – ka shpejguar italiano-zviceriani, duke nënvizuar se botërori me numër të madh kombëtares mund të futet në fuqi në vitin 2026. Idea e Infantino është një botëror me 48 skuadra të ndara në këtë mënyrë: 16 vende të kualifikuara direkt në botëror, ndërsa 32 të tjerat do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje me eliminim të drejtpërdrejtë, duke kompletuar 32 ekipet në fazën me grupe, duke e vazhduar veprimtarinë si është aktualisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036108493804932