INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në janar 2017 zgjedhje të parakoshme në Shqipëri

Në janar 2017 zgjedhje të parakoshme në Shqipëri

Publikuar më: 10:54 06-07-2016

Në Shqipëri mund të ketë zgjedhje të parakoshme. Kjo nuk është një analizë e politikës së brendshme shqiptare, por është kryediplomati grek Nikos Kotzias, i cili flet për zgjedhje të parakoshme në vendin tonë. Ministri i Jashtëm grek thotë jo vetëm që mund të ketë zgjedhje të parakoshme, por përcakton dhe muajin se kur ato do të zhvillohen. Këtë qëndrim Ministri i Jashtëm Kotzias e dha gjatë një intevriste për radion greke “Alpha”.
Nikos Kotzias:
“Prishja e lidhjeve të ngushta shqiptaro-turke është një zhvillim shumë interesant që politika e jashtme greke duhet ta ketë parasysh. Gjithashtu, ne kemi parasysh faktin se po shfaqen neonacionalizma dhe se një pjesë e politikës së jashtme, nuk e kam fjalën për diplomatët, por për politikanët, i kanë sytë te zhvillimet e brendshme në Shqipëri, te zgjedhjet që bëhen vitin e ardhshëm. Zgjedhjet janë caktuar për në verë, por ato mund të mbahen edhe më herët, në janar ose shkurt”.

Kryediplomati grek u ndal dhe në çështjen came.
“Se Shqipëria është pjesë e Traktatit të Helsinkit, dhe askush nuk mund të kërkojë ose të ëndërrojë ndryshim të kufijve. Kërkesa themelore e kësaj partie çame, në prezencën time, vdiq. Pyetja nuk është nëse duhet të shkoja ose jo. Pyetja është nëse ia vlejti që shkova. Vetë zoti Rama, kur u takova me të dhe që është nga ata që e thotë mendimin e tij, pa asnjë dyshim, nuk ma ka ngritur fare këtë çështje në bisedë”.

Article Logic
Execution time: 0.016412019729614