INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Në kampin iranian në Shqipëri torturohen njerëz’, gjykata e Hamburgut dënon artikullin e ‘Der Spiegel’

‘Në kampin iranian në Shqipëri torturohen njerëz’, gjykata e Hamburgut dënon artikullin e ‘Der Spiegel’

Publikuar më: 20:06 26-03-2019

Gjykata e Hamburgut pranoi një padi të ‘muxhahedinëve’ iranianë në Gjermani mbi një shkrim të revistës Der Spiegel mbi kampin e MEK në Shqipëri dhe e detyroi të përjavshmen të redaktonte artikullin.

Gjykata, njofton një deklaratë për shtyp e MEK, konfirmoi se opozita iraniane është dëmtuar.

Në një artikull të titulluar 'Të Burgosurit e Kryengritjes' të publikuar më 16 shkurt, revista e përjavshme Der Spiegel 'përhapi një sërë gënjeshtrash e akuzash të rreme lidhur me opozitën iraniane', dhe për këtë MEK iu drejtuan gjykatës.

Një ndër aludimet e shkrimit në revistë ishte se në kampin iranian në Shqipëri kryheshin tortura.

Pas publikimit të artikullit, zyra përfaqësuese në Gjermani e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit i kërkoi Gjykatës Rajonale të Hamburgu të mos e lejonte bërjen dhe përhapjen e këtyre akuzave.

Gjykata deklaron se Der Spiegel mund të gjobitet me një “250,000 mijë euro që do të përcaktohet nga gjykata për secilin rast shkeljeje, dhe në rast se kjo nuk mund të sigurohet,” me një dënim me heqje lirie deri në gjashtë muaj si formë të një urdhri të përkohshëm.

Në vijim të urdhrit të gjykatës, Der Spiegel i hoqi fragmentet e ndaluara nga artikulli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018010139465332