INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Katalonjë nis greva, paralizohet jeta publike

Në Katalonjë nis greva, paralizohet jeta publike

Publikuar më: 12:47 03-10-2017

Me ftesë të sindikatave dhe sektorit joqeveritar në Katalonjë, sot ka filluar greva e përgjithshme per te protestuar kundër dhunës së policisë gjatë referendumit të së dielës për pavarësinë e provincës spanjolle.

Edhe pse Madridi zyrtar e bëri të qartë në çdo mënyrë të mundshme se referendumi ishte i paligjshëm, 2.2 milionë vetë hodhën votën e tyre e 90% i thanë “po” Pavarësisë.

Me qindra persona mbetën të plagosur kur policia tentoi të bllokonte procesin. Grupe policësh qëlluan mbi njerëzit me plumba gome, mësynë qendrat e votimit e i kapen gratë nga flokët duke i lëshuar poshtë shkalleve.

Trafiku dhe sektorët e tjerë në Katalonjë janë në kolaps dhe mijëra katalonjas u mblodhën në vende të ndryshme kundër qeverisë spanjolle e cila kundërshton referendumin.

Presidenti katalanas Carles Puigdemont kërkon një ujdi të re me qeverinë qendrore të kryeministrit Marian Rajoy, i cili kërcënon nga ana e tij t`ia pezullojë rajonit të pasur verilindor edhe autonominë e zgjeruar që gëzon aktualisht.

Puigdemont kërkon ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar ngërçin mes dy palëve, por Komisioni Europian e përshkroi krizën si “çështje të brendshme” të Spanjës që duhet zgjidhur në linjë me rendin Kushtetues.

Article Logic
Execution time: 0.0035831928253174