Ledri Vula na ka prezantuar me këngën më të re me mikun e tij të ngushtë Ermal Fejzullahu.
Një projekt mjaft veror me dy djemtë që i këndojnë dashurisë dhe lidhjeve të shkuara në jetën e tyre, me temë kryesore mallin që kanë.
Mirëpo çdo projekt muzikor niset nga diçka personale e secilit artist dhe zakonisht ato flasin për eksperiencat në jetën e tyre.
Për këtë arsye edhe shkrimi i teksteve ka mjaft rëndësi, gjë për të cilën ne vumë re se kredite për tekstin e kësaj kënge kishte pikërisht mamaja e Ledrit, Xheraldina Vula.
Mamaja e Ledrit njihet për natyrën e saj mjaft kreative dhe nuk është një surprizë që një prej talenteve të saj të jetë edhe ai i tekstshkrueses.