INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në kërkim të jetës, zbulohet mekanizmi që vret qelizat tumorale

Në kërkim të jetës, zbulohet mekanizmi që vret qelizat tumorale

Publikuar më: 16:44 02-05-2019

Një grup studiuesish italianë kanë zbuluar mekanizmin i cili mund të vrasë qelizat tumorale.

Studimi, i realizuar mbi qeliza humane in vitro, tregon se një dietë hipoglicemike dhe marrja e metforminës [një ilac kundët diabetit] mund të vrasin qelizat tumorale përmes një mekanizmi molekular.

Hulumtuesit zbuluan, se një dietë që çon në uljen e sheqerit në gjak, që lidhet edhe me administrimin e metforminës, shkakton një reaksion zinxhir që çon në vdekjen e qelizave të kancerit.

Tek minjtë u pa një rezultat i tillë dhe ishte efikas kundër disa tumoreve të zakonshëm si melanoma.

Tek minjtë shpjegojnë ekspertët u pa ze u bllokua rritja e tumorit, sepse qelizat kancerogjene u vranë e në disa raste tumori u zhduk tërërsisht.

Kërkuesit shprehen se së shpejti eksperimenti do të kryhet mbi pacientë realë.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277